Rudina Hajdari rikthehet në PD dhe mbështet Berishën
Rudina Hajdari do të rikthehet te PD-ja edhe pse në zgjedhjet e fundit parlamentare, ajo kandidoi me një parti tjetër. Teksa beteja brenda selisë blu vijon ende mes palëve, ajo e ka të qartë se cilin krah mbështet.
”Ndryshimet që kanë ndodhur në statut, në kongresin e 11 Dhjetorit, shikoj që pesha më e madhe i jepet anëtarësisë, kështu që risitë që sjell ky lloj statuti i ri do japin ndryshim rrënjësore për PD, që mos përsëriten më gabimet e së kaluarës. Ky statut i jep më shumë peshë antarësisë, dhe i dobëson rolin kryetarit. Ndryshimet që ka miratuar gjykata janë ndryshime të shëndetshme”.
A synon që të kryesojë Partinë Demokratike? Në një intervistë për ”Tv Klan”, ajo tha se e rëndësishme tani është zgjidhja e krizës. Rudina Hajdari ka qenë kritike e Lulzim Bashës.