Rudina Hajdari: S’do ta di kurrë se çfarë i ndodhi me të vërtetë Azemit, por jam e bindur se ishte vr@sje politike
Më 12 shtator bëhen 26 vite nga ekzekutimi i Azem Hajdarit pranë selisë së Partisë Demokratike. Vajza e Azem Hajdarit, ish-deputete e PD-së, Rudina Hajdari thotë se vrasja ishte politike dhe se nuk janë të angazhuar për të ditur se kush e ka shkrepur këmbëzën e armës.
Për të vrasja ka qenë politike në rangjet më të larta të asaj kohe, qoftë të Shqipërisë, por edhe të rajonit. Teksa ka kujtuar atë ditë të trishtë, Hajdari tha se Azem Hajdari ishte shumë i dashur në të gjithë Shqipërinë. Sipas saj, ai mund të largohej nga vendi, por nuk e bëri pasi ishte një njeri i drejtë.
”Vrasja ishte politike dhe ne nuk jemi angazhuar se kush e ka shprehur këmbëzën e pistoletës që ka vrarë Azem Hajdarin. Pra çështja nuk mbetet aty, por është më e thellë. Vrasja e Hajdarit ka qenë politike në rangjet më të larta të asaj kohe, qoftë të Shqipërisë, por edhe të rajonit. Ka qenë një vrasje e cila i përket vetëm drejtësisë.
Drejtësia ka limitet saja, për ne ka qenë e rëndësishme si familje për tu fokusuar te fakti se Azem Hajadari ka patur një ëndërr për Shqipërinë që dhe pas eliminimit të tij të vazhdonim në hapa të tillë dhe të investonim nëpërmjet kontributit tonë. S’do e marr vesh kurrë se çfarë ka ndodhur vërtetë, por jemi të bindur se ka qenë një vrasje politike”,-tha Hajdari në ”Report Tv”.