Rudina Hajdari zbulon dhe shpall kandidaturën për deputete: Ky qark jo më pjesë e krimit

25 prilli po afron dhe dita-ditës partitë politike zbulojnë drejtuesit politikë në qarqe, si edhe kandidaturat për zgjedhjet parlamentare. Kështu ka bërë edhe këtë të enjte Rudina Hajdari, e cila ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në qarkun e Elbasanit, nën siglën e nismës ”Thurje”. Në mesazhin e publikuar në facebook, Hajdari tha se Elbasani nuk mund të jetë më qendër e krimit të organizuar.

“Zgjodha Elbasanin, jo vetëm se jam rritur duke u larë në lumin Shkumbin, por sepse së bashku me shumë të rinj e të reja ne besojmë se mund të sjellim një ndryshim të vërtetë. Besojmë se Elbasani nuk mund të jetë vazhdojë të një qendër e krimit të organizuar e as të damkoset si i tillë. Besojmë se Elbasani mund të zhvillohet si qendër industriale larg ndotjes dhe mungesës së kujdesit për shëndetin, siç ndodh deri më sot. Besojmë se qarku i Elbasanit ka një potencial të madh për t’u kthyer në një qendër të rëndësishme turistike”, tha ish-deputetja e Partisë Demokratike. “Kjo betejë mes të resë dhe të vjetrës sapo ka nisur dhe fundi dihet: ne do të fitojmë, ata do të humbasin”.

Hajdari shpjegon edhe pse vendosi të kthehet në Shqipëri, për t’u marrë me politikë. ”Për dy arsye kryesore. E para: për të ndjekur rrugën e tim ati, i cili e deshi aq shumë këtë vend, saqë dha edhe jetën në shërbim të tij. Dhe e dyta: për të reflektuar në politikën shqiptare ato vlera dhe parime me të cilat u mbrujta gjatë shkollimit dhe punësimit tim në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?