Rudina Hajdari: Zhgënjimi i demokratëve nga Basha u mbajt i fshehtë nga Berisha

Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari, Kuvendin e 11 dhjetorit e ka argumentuar me zhgënjimin e demokratëve nga Lulzim Basha, por që ky zhgënjim sipas saj është mbajtur i fshehtë, pasi kishte miratimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Unë i mirëkuptoj të gjithë demokratët që morën pjesë se shoh që ka zhgënjim të thellë me zotin Basha që në 8 vite nuk ka korrur fitore dhe nuk ka bërë tentativa për t’i joshur apo për të vlerësuar kontribuesit. Në atë stadium u mblodhën shumë demokratë të zhgënjyer nga Basha dhe e mbanin të fshehtë këtë gjë. Ishte një diskutim në çdo tavolinë që kishin humbur besimi. Fakti që është mbajtur i fshehtë është se ka pasur bekimin dhe miratimin e zotit Berisha. Por të mos kishte këtë mbështetje unë mendoj që situata nuk do të ishte kështu. Ku ka qenë Berisha gjatë kësaj kohe? Berisha nuk ka bërë asgjë”,-tha në ”A2cnn”.

Për të mënyra si po vepron Basha dhe Berisha vetëm e dëmtojnë PD. Ajo thotë se Basha duhet ta kishte ftuar në dialog Berishën. “Nëse donte të mirën e PD, Basha minimumi që duhet të bënte ishte të kishte fituar Berishën në dialog. Asnjë nuk po kujdeset për PD. Ata po shkojnë dhëmb për dhëmb”.

SHKARKO APP