Rudina Xhunga: Nuk dua t’ja di kush është Sokol Balla [VIDEO]

Placeholder Image

E shtuna në “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi solli në shtëpinë e fundjavës gazetaren e njohur Rudina Xhunga. Shkëputja e saj nga ekrani, largimi nga Vizion Plus dhe fokusimi i saj në median online u bë pjesë e bisedës, me doza të larta sinqeriteti. Ermali i drejtohet Rudinës duke i thënë se nëse ‘Shqip’ ja doli përballë ‘Top Story’ mund t’ja dilte edhe ‘Dritare’ përballë ‘Real Story’, duke iu referuar zërave se ardhja e Ballës në Vizion ishtë shkak i largimit të saj.

“Të jem e sinqertë, raportin me Ballën nuk e kam pasur kurrë problematik. Unë nuk jam njëri problematik, nuk krijoj probleme. Njerëzit kanë problemet e tyre, thjeshtë i transmetojnë, i transformojnë. Unë do ja dal pavarësisht burrë a grua qoftë” – tha Rudina.

Ardhja e Ballës sillte në ekran dy programe aktualiteti, ishte kjo arsyeja e largimit? Rudina i tregon Ermalit se kudo që shkon do të bëj gjëra të mira, i vë zemrën, shpirtin, ndaj nuk do t’ja dij për asnjëri. Ajo tregon se ‘dielli’ i saj tani është media online.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam mjaftueshmërisht Rudina Xhunga. Nuk dua t’ja di kush është Sokol Balla, s’kam dashur t’ja di kush është Blendi Fevziu’’– shtoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë i ka thënë gazetares së njohur, në lidhje me suksesin e saj i ndjeri Dritan Hoxha? Cili televizion i mungon? Zbuloni keto e  më shumë të tjera pas minutës se 7-të në intervistën e plotë më Rudina Xhunga.

Një Kat më Lart nga Ermal Peçi- Rudina Xhunga 31/03/2018 | IN TV Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?