”Ruhu në burg”, Maliqi thirrje Salianjit: Mund të të helmojnë si Tahirin

Lefter Maliqi i bën një thirrje publike ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianjit që të ruhej në burg, pasi mund ta helmojnë. Salianji ndodhet në burgun e Fierit, ku vuan dënimin me burg.

”Doni dhe një lajm të fundit, meqënëse jemi në media? Prokuroria e Tiranës i çon shkresë 2 televizioneve kombëtare, i thonë që kemi nisur procedim për zotin Maliqi për shkak se unë i kam bërë një thirrje publike Ervin Salianjit që ”ruhu nga ushqimet se ky regjim të fut ndonjë helëm dhe përfundon i sëmurë siç është Saimir Tahiri”.

Se është i sëmurë Tahiri, merreni bëjini analizat. Këtu nuk ka panik fare, këtu është një thirrje individuale. Unë kam qenë nëndrejtor burgjesh dhe e di shumë mirë se në ushqime futet edhe pistoletë e fshehur, edhe thika, edhe drogë apo helm. Ky është një regjim që duhet çmontuar”, tha Maliqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?