Ruhuni nga dielli , nesër temperaturat do të çmenden

Prej muajit maj, temperaturat e larta kanë prekur edhe Shqipërinë, por ditën e nesërme në zonat e ulëta të vendit termometri do të shënojë 39 gradë. Temperaturat minimale do të jenë 15 gradë në zonat malore. IGJEUM njofton se sot pasdite (e enjte, dt.07) dhe nesër (e premte, dt.08) pritet të ketë reshje të dobëta, kryesisht në veri.

Njoftimi i IGJEUM:

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e enjte, dt.07) “S’KA RREZIK” në të gjithë territorin. Nesër (e premte, dt.08) pritet rrezik “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Fier, dhe Gjirokastër dhe rrezik “I ULËT” në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Të gjitha qarqet me rrezik mesatar “I ULËT” pritet të kenë rrezik “I MODERUAR” në zona tё kufizuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.07) dhe nesër (e premte, dt.08) pritet të ketë reshje të dobëta, kryesisht në Veri (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Swiss Digital Mobile Reklama

TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 35 °C
në vendet e ulëta: 18 / 39 °C
në vendet malore: 15 / 31 °C

ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.07) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe nesër (e premte, dt.08) ajo do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?