Rumania dhuron 150 mijë doza vaksina anti-covid, Balla: Faleminderit Presidentit dhe kryeministrit

Një tjetër ndihmë vjen nga qeveria e Rumanisë, e cila ka miratuar vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150 mijë doza vaksinash anti-covid. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili ka bërë me dije lajmin, i ka shprehur mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe kryeministrit Florin Citu, për këtë ndihmë.

“Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë.

Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?