Rusët masakrojnë me thika shqiptarin në Suedi, motra e tij kërkon ndihmë

Natën e 21 shtatorit 2019 është vrarë një azilkërkues nga Shkodra me emrin Sokol Sulaj, në qytetin e Sundsvall në veri të Suedisë. Ngjarja ndodhi pas një sherri banal ku një grup azilkërkuesish janë përleshur me njëri-tjetrin.

Më pas, gjatë natës dy azilkërkuesit nga Rusia me të cilët është konfliktuar me herët viktima, kanë hyrë në dhomën e shkodranit dhe e kanë masakruar me thika teksa flinte. Identifikimi i trupit është bërë vetëm një javë më parë në morg nga të njohurit e tij. Tani familjarët po përpiqen që të tërhequr trupin e pajetë të të ndjerit.

E motra e tij, Anila Sulaj, e cila banon në Elbasan, ka kërkuar ndihmë. Ajo është lajmëruar më 19 tetor për ngjarjen dhe është munduar të kontaktojë me shqiptarët që jetojnë në Suedi për të mësuar më shumë, por edhe me ambasadën shqiptare, ministrinë e Brendshme.

 

SHKARKO APP