Rusët në Gramsh, kryetari i Bashkisë është në hall, Taçe: Më kanë vjedhur faqen në Facebook
Kryetari i Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe njoftoi se i kanë vjedhur faqen e faqen e tij në Facebook. Njoftimin, Taçe e bëri në një postim në llogarinë tjetër personale që ka në këtë rrjet social, ku u kërkon qytetarëve të shmangin çdo lloj mesazhi dhe komunikimi nga faqja zyrtare e hakeruar.
“Përshëndetje të gjithëve! Prej ditës së sotme, Klodian Taçe-Faqja Zyrtare është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë të rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh. Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i”.
Nuk dihet nëse kjo situatë lidhet me “spiunët” rusë që u kapën në uzinën e armëve në këtë qytet.