Rusët në Gramsh, Peleshi: Ndoshta synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dolën këtë të hënë në një deklaratë të përbashkët për mediat, në lidhje me incidentin e ndodhur në Gramsh ku u sulmuan dy ushtarë shqiptarë nga dy shtetas rusë dhe një ukrainas.

Në fjalën e tij, Peleshi tha se institucionet vepruan në kohë dhe siç duhet. Po ashtu ministri u shpreh se rasti po hetohet me seriozitet dhe se nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër.

“Nuk është hera e parë që turistët kanë kuriozitet të fotografojnë zona të vjetra të ushtrisë. Ka disa nivele klasifikimi të bazave të ushtrisë. Padyshim, ato që janë të klasifikuara, nuk është e lehtë të depërtohet. Por kemi edhe shumë zona të tjera që mund të vizitohen me leje. Ky është rasti i tri uzinave tona. Ne nuk kemi sot industri ushtarake. Mund të ketë pasur synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër. Çdo ngjarje duhet ta shohim edhe në mënyrë të tërthortë. Kemi SHISH, policinë dhe struktura të tjera që përpunojnë çdo informacion”, u shpreh Peleshi.

SHKARKO APP