Rusët sulmojnë me raketa qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, tentojnë të vrasin guvernatorin (FOTO)
Qendra e Kharkivit është goditur nga raketat ruse. Mëngjesin e së martës është thënë e janë shënjestruar zyrat qeveritare në Sheshin Liria në qendër të qytetit.
Në disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale shihet se si raketat godasin ndërtesën e administratës rajonale, ndërsa synimi i trupave ruse ka qenë vrasja e Guvernatorit.
Ende nuk është raportuar për viktima, por të dhënat raportojnë për plagosjen e gjashtë personave, mes të cilëve edhe një fëmijë. Kharkivi është përballur me sulme të mëdha dhe goditje me raketa në ditët e fundit.
Ai është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka 1.6 milionë banorë.
#Ukraine 🇺🇦: #Kharkiv‘s regional administration building was struck by grad missile fire this morning.
No historical site is safe from the Russian invasion force pic.twitter.com/4hkGZyn9Cr
— Thomas van Linge (@ThomasVLinge) March 1, 2022