Rusi/ Shpërthim në metro në Saint Petersburg, 10 të vdekur (FOTO/VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në stacionin e metrosë së Sennaya Ploshchad në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg, duke lënë pas viktima dhe te plagosur.
Mediat ruse raportojne se behet fjale per 10 te vdekur dhe rreth 30 te tjere te plagosur te cilet jane derguar ne spitale per trajtim.
Pamjet nga vendi i ngjarjes dhe që janë postuar në media sociale, tregojnë tym në stacionin e metrosë.
Menjëherë ka nisur evakuimi, ndërsa shtatë stacione metroje në qytet janë mbyllur pas shpërthimit.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se po hetohen të gjitha pistat përfshi dhe pista e terrorizmit.
Forcat speciale po punojnë lidhur me këtë dhe do të bëjmë të gjithë të pamundururën për të nxjerrë në dritë shkakqet” tha Putin, citon russiatoday.com


[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=-aF1ig6Pr8g” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

