Rusia e hap live në TV kutinë e zezë të avionit të rrëzuar nga Turqia (Video)

 

Zyrtarët e mbrojtjes së Rusisë kanë thënë se kutia e zezë e avionit rus Su-24 i cili ishte rrëzuar në kufirin Turqi-Siri është e dëmtuar.

Sidoqoftë, ministria ka thënë se mjetet e sofistikuara mund të përdoren për t’i deshifruar të dhënat e regjistruara dhe se ato do të publikohen më 21 dhjetor, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Disa nga çipat e marrë nga kutia e zezë kishin qenë të dëmtuar, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve Sputnik News. Mediat ruse e kishin shfaqur live hapjen e kutisë së zezë.

Rusia i kishte ftuar 14 ekspertë nga 14 shtete që të bashkohen për të filluar hetimin e kutisë së zezë, vetëm që të jetë sa më transparente duke e pranuar ftesën e Rusisë. “Me qëllim që të sigurojmë sa më shumë transparencë, ne i jemi adresuar ekspertëve të huaj nga 14 shtete me një ftesë që të jenë pjesë e këtij hetimi si vëzhgues. Sidoqoftë, shumë specialist kanë refuzuar që të jenë pjesë e këtij hetimi duke cituar arsye të ndryshme, përveç Liu Chang Wei nga Kina dhe Jonathan Gillespie nga Britania e Madhe”, ka thënë Sergey Dronov, transmeton lajmi.net. Rrëzimi i avionit rus nga Turqia, kjo e fundit e cila kishte thënë se piloti rus i kishte injoruar paralajmërimet e avionëve turk, kishte bërë që të acarohen gjërat mes këtyre dy shteteve.

Rusia kishte këmbëngulur që avioni i saj nuk kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë në një konference për media se nuk e sheh që janë përmirësuar marrëdhëniet me Turqinë, duke e quajtur rrëzimin e avionit rus si një “veprim i armikut”.

Analizimi i të dhënave të fluturimit do të bëhet të shtunën, kanë deklaruar agjencitë e lajmeve ruse.

SHKARKO APP