Rusia i bën thirrje forcave ukrainase në Mariupol: Lini armët, dorëzohuni

Rusia kërkon nga forcat ukrainase që ende luftojnë për të mbrojtur qytetin e rrethuar të Mariupolit, që të lënë armët.

Rusia vazhdon sulmin e pamëshirshëm dhe shkatërrues në qytetin juglindor. Qyteti i Mariupolit, ka qenë i rrethuar prej javësh.

Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se njësitë e saj detare po përgatiten për një operacion zbarkimi rus në zonën e Mariupolit, pasi Rusia kreu operacione sulmi pranë portit detar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol, do t’i jepte fund bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?