Rusia i kundërpërgjigjet Perëndimit, bllokon hapësirën ajrore për 36 vende
Rusia iu është kundërpërgjigjur vendeve të SHBA dhe BE, që i vendosën aksione të ashpra pas nisjes së luftës në Ukrainë.
“BBC” raporton se Rusia ka ndaluar sot fluturimet e linjave ajrore në 36 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Kanadanë.
Ky vendim i Rusisë vjen pas vendimit të BE-së për të bllokuar hapësirën ajrore për avionët rusë.
Aeroflot tashmë është i detyruar të pezullojë të gjitha lidhjet me Amerikën. Sipas agjencisë Interfax, këto janë vendet e prekura: Austria, Shqipëria, Anguilla (territor britanik përtej detit), Belgjika, Bullgaria, Ishujt e Virgjër Britanikë, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (përfshirë Grenlandën, Ishujt Faroe), Xhersi, Irlandë, Islandë, Spanjë, Itali, Kanada, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Finlandë, Francë, Kroaci, Republika Çeke, Suedi, Estoni .