Rusia i përgjigjet Shqipërisë: Nuk e kemi bombarduar ne konsullatën tuaj në Ukrainë

Ministria e Jashtme e Rusisë i është përgjigjur Shqipërisë, duke thënë se nuk e ka shkatërruar Rusia konsullatën në Kharkiv të Ukrainës.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova hodhi poshtë akuzat e ministrisë se Jashtme të Shqipërisë, e cila tha se në 6 mars u sulmua konsullata e nderit të Shqipërisë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dënoi sulmet gjoja të kryera nga forcat ruse më 6 mars, si pasojë e të cilave u dëmtuan ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne refuzojmë me vendosmëri akuza të tilla. Që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë kemi deklaruar se Forcat e Armatosura të Rusisë nuk qëllojnë objektet e infrastrukturës civile, synojnë të përjashtojnë humbjen e jetëve në mesin e popullatës civile. Ne kërkojmë informimin e vërtetë të publikut”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?