Rusia “kërcënon” zyrtarët: Pushoheni nga puna nëse shkoni për pushime në Shqipëri

Në fushatën e bërë kundër turizmit në disa vende europiane, Rusia ka futur edhe Shqipërinë. Në një artikull botuar në “Tourdom.ru”, u është bërë thirrje zyrtarëve rusë ta heqin nga mendja se pushimet mund t’i kalojë në Mal të Zi, Shqipëri, Zvicër, Francë, Gjermani, Britani etj.

Kjo për arsyen se edhe Shqipëria ishte pjesë e vendeve që iu kundërvunë Rusisë, pas kërkesës së bërë nga Anglia me largimin e diplomatëve të saj.

Kreu i shoqatës së sipërmarrësve Rahman Yansukov tha: “Zyrtarët tanë tashmë planifikojnë një pushim veror, duke përfshirë edhe jashtë vendit. Është e nevojshme që menjëherë të shqyrtohen ndryshimet e propozuara. Kjo është arsyeja pse është e papranueshme kur kalojnë pushimet e tyre në vende që vendosin sanksione kundër Rusisë, “tha z. Yansukov.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne shtojmë se aktualisht në këtë listë janë destinacione turistike të njohura si Bullgaria, Mali i Zi, si dhe Shqipëria, Zvicra, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Estonia dhe Letonia”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?