Rusia kërkon ndërprerjen e furnizimeve me armë për Ukrainën si kusht për armëpushimin

Rusia kërkon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të ndërpresin furnizimet e tyre me armë për Kievin – si parakusht për një armëpushim 30-ditor në luftën e Ukrainës, tha sot Kremlini, ndërsa udhëheqësit evropianë u mblodhën në kryeqytetin ukrainas.

“Përndryshe, do të jetë një avantazh për Ukrainën”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për transmetuesin amerikan ABC.

“Ukraina do të përdorte armëpushimin për të vazhduar me “mobilizimin e saj total” dhe për të sjellë trupa të reja në front, për të trajnuar personel të ri dhe për t’u dhënë luftëtarëve aktualë një pushim”, tha Peskov.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pse duhet t’i japim një avantazh të tillë Ukrainës?” pyeti ai, duke argumentuar se Rusia po bën progres në ofensivën e saj në Ukrainë,

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin shprehu besimin se presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të vazhdonte të përdorte ndikimin e tij në Ukrainë dhe të ndihmote Moskën të ushtronte presion mbi Kievin për bisedime.

“Megjithatë, Ukraina po përpiqet t’i shpëtojë negociatave”, tha Peskov.

Kohët e fundit, Putini ka urdhëruar armëpushime afatshkurtra për Pashkë dhe festimeve aktuale për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Pauza tre-ditore e luftimeve do të përfundojë sot në mbrëmje, megjithëse palët kanë shkëmbyer akuza për shkelje të armëpushimit gjatë dy ditëve të fundit.//a.i/ ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?