Rusia: Mirë se vini në një botë ku gazi do të kushtojë 2000 euro
Ekonomia është arma e Rusisë përballë botës, dhe kriza në gaz mund të ketë pasoja fatale për njerëzimin. Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev paralajmëron rritje të çmimeve të gazit natyror në Europë.
“Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka dhënë urdhër që të ndërpritet procesi i certifikimit të “Nord Stream 2”. Mirë. Mirë se vini në një botë të re e të guximshme, ku europianët shumë shpejt do të duhet të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror”, tha Medvedev në një postim në Twitter.
“Nord Stream 2” ka qenë burim përplasjesh me Uashingtonin, i cili kundërshtonte rritjen e varësisë europiane nga gazi rus. Kurse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për pezullimin e menjëhershëm të projektit pas vendimit të presidentit rus për të njohur pavarësinë e Donbas.