Rusia, në 2 ditë rekord sulmesh në Siri

 

Gjatë dy ditëve të fundit forcat ajrore ruse kanë kryer më shumë se 120 fluturime ajrore duke goditur në total 424 objektiva terroriste në Siri.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Mbrojtjes Ruse e cila thekson se gjatë sulmit është shkatërruar një depo e armëve të Shtetit Islamik të ISIS-it.

“Sulmet bombarduese janë ndërmarrë nga avionë 'Su-24', 'Su-25' dhe 'Su-34'”, njoftoi ministria në faqen e saj.

Moska zyrtare po merr informacion nga grupet opozitare të qeverisë siriane, e cila është duke ndihmuar atë të kryejë misionet e bombardimeve kundër forcave xhihadiste.

SHKARKO APP