Rusia tregon fakte se avioni rus nuk ka shkelur vijën ajrore turke

 

Sipas Ankarasë zyrtare avioni rus u qëllua pasi shkeli hapësirën ajrore turke dhe pas 10 paralajmërimeve nuk reagoi. Por rusët e mendojnë ndryshe, madje kanë prova për këtë. Në një grafikë të publikuar nga Russia Today, shihet trajektorja e avionit rus. Ai i është afruar kufirit me Turqinë por pa e shkelur hapësirën ajrore turke.

Por Ankaraja pretendoi se avioni Su-­24 hyri për 17 sekonda në kufirin turk. Dhe gjatë kësaj kohë ai është paralajmëruar disa herë, pretendojnë ata. Por pas analizave që ka bërë Ministria e Mbrojtjes ruse versioni turk është i gjithi mashtrim. Putin do të ketë një motiv më shumë për t’u nxehur tashmë.

SHKARKO APP