Rüttershoff: Blerja e votave nisi para zgjedhjeve, nga 50 euro deri te përdorja e burimeve shtetërore

I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer u shpreh se janë evidentuar disa shkelje lidhur me manipulimin dhe blerjen e votave në këto zgjedhje.

Rüttershoff: Persona të caktuar mund të përdoren nga politikanët në zgjedhje, gjë që e kam shkruar në raport. Një gjë tjetër ishte ndryshimi i ligjeve para zgjedhjeve me ndryshimin e Kushtetutës, blerjen e votave që ndodhën para zgjedhjeve. Po ashtu kemi edhe legalizimet që ka të bëjë me votën.

Kemi kërcënim apo shantazhimin e votuesve. Kemi vendosjen e policisë e burimeve shtetërore, pasi PS kërkon bashkisë duke u thënë se do të hiqen nga puna nëse nuk votojnë partinë në shtet. Kemi edhe përdorimin e fondeve të tërmetit. Çdo 4 vite njerëzit thonë se 50 euro nuk është ndonjë gjë e madhe. Ne kemi parë se kryeministri dhe ministri kanë dalë duke bërë inspektime pak javë para zgjedhjeve dhe njerëzit ndikohen nga gjëra të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?