Ryshfet bizneseve që kapte në shkelje, SPAK kthen në burg ish-inspektorin e Tatimeve Erjon Trungu

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer në qeli ish-inspektorin e Tatimeve, Erjon Trungu, i cili akuzohet për “korrupsion”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se me kërkesë të SPAK, Apeli ndryshoi masën e “arrestit me burg” në “arrest në shtëpi” të dhënë më herët për të nga Shkalla e Parë.

37-vjeçari Erion Trungu, me detyrë inspektor në hetimin tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme, u arrestua në shtator 2020, pasi dyshohej se merrte para nga subjektet private, për të mos i hetuar kur i gjente në shkelje. Në momentin e arrestimit iu gjetën me vete 5 mijë euro, të cilat i kishte marrë në formë ryshfeti nga një biznes në Kamëz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?