Ryshfet për të bërë tamponin, Tritan Shehu: Të liberalizohen testimet! Monopoli faktor kryesor i dështimit ndaj pandemisë
Ish- ministri i Shëndetësisë në qeverinë e PD, Tritan Shehu ka komentuar operacionin policor ‘’Librezat’’ ku ranë në pranga disa zyrtarë të cilët kryenin tampone të COVID-19 në këmbim të ryshfetit.
Shehu ka kërkuar menjëherë liberalizim të testimeve për qytetarët dhe jo një monopolizim të tyre në një laborator në QSUT. Sipas tij monopoli po nxit korrupsionin por nga ana tjetër është faktor kryesor i dështimit ndaj epidemisë dhe moskontrollimi të saj.
Ai thekson se tashmë motoja duhet të jetë ‘’test, test, test, idetifikim, izolim, mjekim’’ pasi deri tani autoritetet shëndetësore po ecin në një rrugë kriminale me pasoja tragjike pluridimensionale.
STATUSI NGA TRITAN SHEHU
Qeveria me bllokimin e testimeve-krim ndaj shendetit e jetes, bllokon levizjen e lire, stimulon korrupsionin!
Rastet e sotme korruptive te deklaruara jane “pjelle” direkte e “monopolit” ndaj testimeve, jane nje “kembane” tjeter alarmi per te vepruar sa me shpejt si e gjithe bota demokratike:
—Te realizohet menjehere liberalizimi i testimeve, domosdoshmeri shkencore, e drejte e njeriut, transparence, levizje qytetare, ndalim i korrupsionit kjo.
Monopoli i testimeve, atyre molekulare e imunologjike ne vetem nga nje laborator eshte nje nga faktoret kryesore te deshtimit ndaj epidemise e mos kontrollimit te saj.
Kjo jo thjesht per numrin me te ulet te tyre ne vendin tone perballe Europes, por dhe per mungesen e transparences, mos besueshmerise shkencore e profesionale etj, qe se bashku me mungesat metodologjike prodhuan ate “Kurbe” te cuditeshme, pra:
—Stimulimi, nxitja, mbeshtetja me kontrollin e nevojshem e te gjitha kapaciteteve publike e private, mjekesore e me tej per tu perfshire ne te tera llojet e testimeve, me tampon, salive, gjak venoz e gjak kapilar, eshte nje domosdoshmeri absolute per te kontrolluar epidemine, sherbyer njerrezve, mundesuar levizjen jashte kufijeve, goditur korrupsionin etj.
—Motoja eshte e duhet te jete: Test, test, test, identifikim, izolim, mjekim!
—Vazhdimi inkuizicional i ndalimit te deritanishem eshte ecja me kokefortesi ne nje rruge kriminale, qe do te kete pasoja tragjike pluridimensionale.