Ryshfet për t’i dhënë metadon, arrestohen mjeku dhe infermieri në Fier

Një mjek në spitalin e Fierit dhe një infermier kanë rënë në prangat e Policisë, pasi ata morën nga 2000 lekë ryshfet, për t’i dhënë Metadon, një shtetasi, në kundërshtim me ligjin/rregullat për tregtimin e këtij medikamenti.

Mjeku toksikolog me iniciale L.B, 64 vjeç, banues në Fier dhe infermieri E.M, 36 vjeç akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre. Ata u arrestuan pas publikimit në media të dy rasteve të dhënies së medikamentit Metadon, në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat për përdorimin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP