Ryshfeti “kambanë”alarmi, ekspertët: Qeveria të marrë masa

Ekspertët janë shprehur të alarmuar në lidhje me të dhënat e publikuara në raportin e Bankës Botërore. Selami Xhepa deklaron se këto të dhëna janë shumë shqetësuese pasi do të ndikojnë direkt në thithjen e investitorëve. Ndërkohë për Jorida Tabakun kjo situatë ka ardhur si pasojë e e funksionimit të shtetit si një kartel ku mbështeten vetëm oligarkët.

Niveli i korrupsionit  në Shqipëri ku rezulton se 36 % e bizneseve pranojnë se i është kërkuara ryshfet nga administrata , është kthyer në një shqetësim serioz për ekonominë. Ekspertët  e cilësojnë raportin e Bankës Botërore si një alarm që duhet të dëgjohet nga institucionet përkatëse. Selami Xhepa thekson se këto ët dhëna do të ndikojnë direkt në thithjen e investimeve që tashmë janë drejt fundit.

Xhepa: Është e vërtetë që investitorët i lexojnë këto raporte. Në fakt unë mendoj se kjo ka qenë shkak kryesor që nuk kemi patur investime.  Fatkeqësisht duke u botuar raporte të kësaj natyre, këto nuk bëjnë gjë tjetër veçse na mbajnë peng edhe në vitet e ardhshme. Kështu që nevoja për të marrë masa për një qasje krejt të ndryshme në qeverisje, në veçanti në raport me rregullat e prokuorimeve publike.

Tepër të rëndë e ka cilësuar gjendjen edhe ish-deputetja Jorida Tabaku. Sipas saj shteti i Ramës është kartel që bashkëpunon me oligarkët përmes korrupsionit dhe taksave të larta.

Tabaku: Shqipëria e Ramës është ajo e shtetit kartel që bashkëpunon me oligarkët përmes korrupsionit dhe taksave të larta. Këto shifra dhe të dhëna në fakt vijnë mbas atyre të Departamentit të Shtetit ku Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar në Ballkan.

Të dhënat e raportit të Bankës Botërore tregojnë se kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe dy herë më e madhe se mesatarja botërore. Raporti nënvizon se kërkesat për ryshfet në vendin tonë janë gati tre herë më të larta se mesatarja e Europës dhe Azisë, e cila arrin në 11.9%, ndërsa ajo globale në 17.4%.

Ora News - Ryshfeti “kambanë”alarmi, ekspertët: Qeveria të marrë masa

SHKARKO APP