Sa do të shkojë numri i të prekurëve? Ylli: Mund të kemi mbi 4000 raste
Deri më tani në Shqipëri janë 518 të prekur por epidemiologu Alban Ylli jep një parashikim të frikshëm, kur thotë se në vendin tonë mund të ketë rreth 4000 të prekur nga Covid-19.
”Nuk kemi dyshim se në popullatë ka më shumë raste të fshehura sesa diagnostikohen. Ky është fenomen mbarëbotëror. Në vendin tonë mund të jenë 4000 të infektuar por me shenja të lehta ose pa shenja. Gjithësesi, është më mirë sesa skenari pozitiv që kishim parashikuar ne në fillim të pandemisë”.
Nga ana tjetër ai shtoi se nuk priten ditë me mbi 50 raste të reja. ”Ne besojmë se në maj do të vendoset nën kontroll të plotë situata, por theksoj se nuk është 100% e parashikueshme”.