Sa fiton FSHF nëse kualifikohemi nësër direkt?

 

Përveç aspektit sportiv fitorja me Armeninë mund të sjellë edhe shumë miliona në arkat e FSHF­së. Kualifikimi do të na çonte për herë të parë në një kampionat Europian, por do t’I sillte federatës sonë edhe 12 milionë euro. Kjo është shuma me të cilën do të shpërblehen kombëtarët që kualifikohen për në Euro 2016 që zhvillohet në Francë. UEFA ka rritur premiot krahasuar me edicionin e kaluar dhe Shqipëria në rast kualifikimi do të marrë katër milionë më tepër se sa kanë marrë kombëtaret që u kualifikuan në Euro 2012.

SHKARKO APP