Sa i pasur është Shullazi?

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka nisur hetimet për pasuritë e Emiljano Shullazit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili u pyet nga mediat për këtë çështje. Edhe pse nuk jepen shumë detaje, Ahmetaj në përgjigjen e tij nuk e mohoi një hetim të tillë, por i mëshoi faktit se kjo Drejtori ka shkëmbime intensive me Prokurorinë.

Ndërkohë, Prokuroria për Krimet e Rënda, që po heton dosjen “Shullazi” vazhdon veprimet hetimore. Hetuesit kanë marrë një përgjigje nga kompanitë celulare, ku sqarohet se në emër e të Emiljano Shullazit nuk ka asnjë numër të regjistruar. Por në përgjimet e SHISH thuhet se ai fliste me telefonat e bashkëpunëtorëve të tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

Prokuroria ka deleguar disa veprime tek oficerët e policisë, që të verifikojnë në hipoteka të gjitha pasuritë e paluajtshme të Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Mënyrën si janë përfituar dhe më pas regjistruar. Në sitën e hetuesëve do kalojnë edhe llogaritë bankare të tre të arrestuarve dhe familjarëve të tyre.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=MfdGauPZYl8″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP