“Sa libra ka lexuar 28 vjeçari, Ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj?”
Përzgjedhja e kryeministrit Rama për Ministër të ri të Punëve të Jashtme, zoti Gent Cakaj, vazhdon të krijojë debat. Cakaj nuk është bërë temë e emisionit tim se është shqiptar i Kosovës, për mua do të ishte e mirëpritur të kishte më shumë shqiptarë të Kosovës në qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe më shumë shqiptarë të Shqipërisë në qeverinë e Kosovës, kuptohet ata që e meritojnë.
Por dua të flas mbi diçka që ka thënë kryeministri në debatin me gazetarët për emërimin e ri në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Rama u ka thënë gazetarëve në mënyrë sfiduese se Cakaj ka lexuar më shumë libra sesa ata kanë kanë thënë fjalë. Këtë ua thotë gazetarëve, që të gjithë janë të shkolluar, një pjesë e madhe dhe me Mastera.
Ndërsa për CV e zotit Cakaj, të cilën ja kanë kërkuar gazetarët, ka thënë se do ta bëjë të ditur në kohën e duhur. Megjithëse zoti Cakaj dhe qeveria Rama kishin detyrim të bënin publike CV e zotit Cakaj kur ky u bë zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë janë dy fotografi të zëvendësministrave të tjerë, nëse klikon hapen CV-të e tyre. Në të djathtë është një kuadrat bosh me emrin e zotit Gent Cakaj, nëse klikon nuk hapet asgjë.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

