”Sa ngjan me Lulin”, Vasili nxjerr videon e Ramës: Gjumë për kokërr të qejfit në mes të tropojanëve

Nga takimi i kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Tropojë, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka shpërndarë një video në rrjetet sociale.

Në video, Rama shihet me sytë e mbyllur dhe dorën tek balli, ndërsa Vasili shkruan edhe se kreu i qeverisë është duke fjetur gjumë, duke e krahasuar me Lulzim Bashën.

“Fli Edi fli. Sa ngjan me Lulin ky more. Ju kam thënë që është thjesht një idiot i lodhur, që do vetëm gjumë! Gjumë për kokërr të qejfit ky sot në mes të tropojanëve, kaq seriozisht i merr hallet e tyre. Vetëm një gje ka ky, që të vjedh edhe në gjume!”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?