Sa Parqe Kombëtare ka Shqipëria? Kosova na e kalon për sipërfaqen e gjelbër
Shqipëria është e bekuar nga natyra dhe gjithmonë ka qenë, por politikat shfarosëse të hapësirave të gjelbra ka bërë që sipërfaqja e tyre të tkurret ndjeshëm dhe shumë Parqe Kombëtare të tjetërsohen.
Në disa parqe është lejuar ndërhyrja nga makineritë e kompanive që kanë si synim ndërtimin në to edhe pse de fakto janë të mbrojtura. Ndërsa në parqet ku akoma nuk është derdhur beton ka pllakosur harresa dhe ato nuk marrin vëmendjen e duhur.
Me siguri nuk nevojitet që këto parqe të përmenden me emra, por një fatk interesant është shpërndarë sot nga faqja “The Balkans”, ku Kosova ka sipërfaqen më të madhe të Parqeve Kombëtare.
Kosova me një sipërfaqe territoriale prej 10.908 km², 9.3% të saj e ka me Parqe Kombëtare.
Ndërsa Shqipëria me sipërfaqe territoriale 28,748 km² ka vetëm 4.1% të sipërfaqes me Parqe Kombëtare.
Më poshtë shtetet Ballkanike dhe numri i Parqeve Kombëtare të secilës:
- Kosova 9.3% e territorit (2 NP)
- Mali i Zi 7.9% e territorit (5 NP)
- Shqipëria 4.1% e territorit (14 NP)
- Sllovenia 4.1% e territorit (1 NP)
- Maqedonia 3.8% e territorit (3 NP)
- Greqia 3.6% e territorit (10 NP)
- Serbia 2.3% e territorit (5 NP)
- Bullgaria 1.8% e territorit (3 NP)
- Kroacia 1.8% e territorit (8 NP)
- Rumania 1.3% e territorit (12 NP)
- Turqia 1% e territorit (40 NP)
- Bosnja & Herzegovina 0.8% e territorit (3 NP)
KOHA JONË SONDAZH

