Sa rrezikohen pensionet nga detyrimet e papaguara të institucioneve? Braçe publikon tabelat

Detyrimet që institucionet publike i kanë Institutit të Sigurimeve Shoqërore arrin vlerën 3.6 milion euro. Shifra bëhet publike nga zëvëndëskryeministri Erjon Braçe në një reagim publik pas lajmit se institucionet nuk po paguajnë kontributet për punonjësit.

Gënjeshtra: Shteti i ka borxh institutit te sigurimeve shoqërore 100 milion euro!  Institucionet buxhetore, deri në datën 25 tetor 2019, i kanë 164. 377. 595 lekë detyrime Institutit të Sigurimeve Shoqerore! Pra, detyrimi i institucioneve buxhetore (shtetërore) është: 1. 336. 403 euro.  Kurrë nuk është 100 milion euro!  Bashkë me gjoba dhe interesa ky detyrim arrin në 445. 570. 492 lekë ose 3. 622. 524 euro!  

Institucionet jo buxhetore, deri në datën 25 tetor 2019, i kanë 284. 862. 360 lekë detyrime Institutit të Sigurimeve Shoqerore. Pra, detyrimi i institucioneve jobuxhetore (publike) është: 2. 315. 954 euro. Bashkë me gjoba dhe interesa ky detyrim arrin në 386. 323. 571 lekë ose 3. 140. 842 euro.

Pra, detyrimi i institucionece publik-identifikuar si “shteti” është: 3. 652. 357 euro. Bashkë me gjoba e interesa detyrimi është: 6. 763. 366 euro. Janë 100 milion euro? Kurrë! Shihni numrat! Janë pak? Asfare! Çdo qindarkë detyrim ligjor duhet arkëtuar dhe “shteti” duhet të jetë shembulli!” shkruan Braçe në reagimin e tij.

Më tej, Braçe në reagimin e tij hedh poshtë pretendimet se detyrimi i institucioneve ka rrezikuar skemën e pensioneve.

Skema e pensioneve, është e shëndetshme, dukshëm e përmirësuar në çdo tregues, përfshirë aftësinë paguese;paguan çdoqindarkë të pensioneve për cilindo pensionist dhe në kohë! Të ardhurat në skemë janë rritur me 21.9 miliardë lekë ose 42.7% në krahasim me vitin 2013-të!

Përfitimet e pensionistëve janë rritur me 29.7 miliardë lekë në krahasim me vitin 2013-të. Numri i kontribuesve në skemë është rritur me 228 mijë në krahasim me vitin 2013-të.

Koeficenti i varësisë (kontribues/pensionistë pleqerie) është përmiresuar nga 1.25 në 1.53, duke siguruar një mbulim më të mirë. Deficiti i skemës së pensioneve është ulur me 0.35 pikë ndaj GDP” shkruan më tej Braçe.

SHKARKO APP