Sa tampone ka Shqipëria? Eugena Tomini: ISHP ka kapacitete të plota. 9 mijë shtretër janë gati
Eugen Tomini, specialiste pranë ISHP, në një lidhje direkte për për “Tempora” u shpreh se trend ii rasteve të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri është i qëndrueshëm. Ajo tha se po bëhet hetimi epidemiologjik, ndërsa u shpreh se është lehtësuar dhe për Urgjencën Kombëtare.
Eugena Tomini: Sot janë testuar 42 persona prej të cilëve vetëm 4 raste kanë rezultuar pozitvi. Në total janë 55 persona pozitiv me COVID-19. Vetëm tre raste janë të shtruar në reanimacionin e QSUT. Pjesa tjetër gëzojnë shëndet stacionar. Jemi në përditshmërinë e hasjes së rasteve nga 4 deri në 5 raste në ditë. Është trend i qëndrueshëm. Hetimi epidemilogjikë është duke u bërë nga ISHP. Ne do kemi drejuara edhe për kontaktet e rastet e konfirmuara. Duhet të themi që kemi një plan parapërgatitor që u bë aktiv me shfaqjen e rasteve në Shqipëri. E kemi lehtësuar pak tensionin drejtuar numrit 127. Pas shpalljes së pandemisë nga OBSH fluksi i telefonatave ka qenë më i madh.
Sa tampone ka Shqipëri: Duke folur për situatën dhe kapacitetet që ka Shqipëria për të kryer tampone në rast të përhapjes së koronavirusit në masë, Tomini tha se ISHP ka kapacitete të plota.
Eugena Tomini: ISHP ka në gatishmëri laboratorin e virologjisë, ky kapacitet është deri në një epidemi masive. Kriteri klinik, kriteri epidemiologjik, duke ndjekur rastet e dyshuara që kanë shenjat klinike, të gjitha këto raste nuk do neglizhohen. Ekzistojnë kapacitetet e plota. Pika kritike qëndron kur gjithë sistemi shëndetësor do të punojë vetëm për COVID-19. Shprepsojmë që kjo pjesë e pandemisë të mos na preki.
Shtretërit në dispozcion: Tomini gjithashtu tha se janë të paktën 9 mijë shtretër në spitalet tona për një skenar ekstrem të përhapjes së koroanvirusit.
Eugena Tomini: Planet e kalimit nga një shkallë në shkallën tjetër do të aktivizohet në momentin e duhur. Të gjithë zonat e riskut janë të pajisura me setet e mbrojtjes personale. Kemi rreth 9 mijë shtretër dhe respirator kemi 155 respirator. 9 mijë shtretër aktualisht janë të pa shfrytëzuar. Nga 20% e rasteve që kanë probleme të rënda vetëm 2% e tyre kanë nevojë për respirator. Po punohet dhe për rritjen e kapaciteteve. Po krijohet një depozitë për futjen në punë edhe të respiratorëve të tjerë. Masat për distancimit shoqëror janë të rëdësishme për kufuzimin e koronavirusin. Kapacitetet e ISHP do të mbulojnë të gjithë rastet e dyshuara. Nuk do neglizohet asnjë rast.