“Sa të kemi pare…”, grabitësit e kërkuar sfidojnë policinë

Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi janë dy personat që po kërkohen qe më shumë se dy muaj nga Policia e Kosovë, pasi ata ishin shpallur publikisht në kërkim për raste të grabitjeve të armatosura.

Shala dhe Latifi janë paraqitur LIVE në Facebook ku tallen me autoritetet e drejtësisë kosovare. Ata tregojnë se aktualisht gjenden në Barcelonë të Spanjës.

“Le t’na qesin çdo ditë në fotografi se këtu s’po të kthejshin. A të ka marrë malli me pa sheshin “Nëna Terezë”, kqyre bab’…”, thotë Shala.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në videon e siguruar nga “Indeksonline”, ata shihen teksa mburren se kanë kogja ‘lekë’ me vete.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kem pare sadush… Po shëtisim midis spanije me shofer. Problem e kanë me na qit në kokërr të shpinës. Sa të kemi pare, problem është me na rrzu”, thonë ata.

Më poshtë, pamjet e plota:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?