Sa u kushtoi izolimi familjeve shqiptare? Shifrat e frikshme

Masat shtrënguese për parandalimin e Covid-19 u kushtuan shtrenjtë shumë familjeve shqiptare. Rezultati vjen nga një studim i ekspertes për ekonominë Dorela Beqaj, që analizon nëse në vendin tonë do të mund të aplikohej një sistem gjurmimi i popullatës, i ngjashëm me atë të zbatuar në Korenë e Jugut. Avantazhi i një aplikacioni celular të tillë do të mund të zbulonte me shpejtësi të gjithë kontaktet potenciale të të infektuarve me koronavirus.

Në anketën me 315 të intervistuar, shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, pjesa më e madhe zgjodhi karantinimin përkundrejt aksesit të qeverisë mbi të dhënat personale. Studimi zbuloi një lidhje direkte midis të ardhurave dhe kursimeve të individëve dhe gatishmërisë për të aplikuar këtë zgjidhje alternative. Shtresat më të varfra, ato që kishin pasur rënie të të ardhurave dhe që nuk kishin mjaftueshëm kursime për të përballuar efektet e karantinës, zgjodhën të përdornin gjurmimin.

Pyetësori zbuloi gjithashtu që shqiptarët i druhen shpërthimit të një epidemie tjetër në të ardhmen dhe janë dakord me marrjen e masave për parandalimin e tyre, si shtrëngimi i kontrolleve për fluturimet ajrore, por pa reduktuar udhëtimet e pasagjerëve midis shteteve.

SHKARKO APP