Sa vite burg rrezikon shoferi që shoi familjen Gushi?Ja ç’parashikon ligji

Igli Madani, drejtuesi i mjetit luksoz tip ‘Audi’, që aksidenti për vdekje 4 anëtarë të familjes Gushi nga Patosi sipas ligjit rrezikon të dënohet nga 5-20 vite burg.

Kjo sipas Kodit Rrugor të Shqipërisë i cili në nenin 20 të tij thotë se kur nga shkelja e qarkullimit rrugor është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.

Neni 290/ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.

Kujtojmë se ditën e sotme janë përcjellë për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura nga Patosi. Çifti ishte kthyer nga Greqia për pushime, teksa ishin duke udhëtar drejtë Vlorës.

Ata janë përplasur nga një tjetër automjet në zonën e Kripës, në autostradën Levan-Vlorë, ku dhe kanë gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

SHKARKO APP