Sa zbriti nga avioni, shqiptarin e kthejnë pasi i zbulojnë të shkuarën kriminale

Mundohet të hyjë në Itali si turist, por e kthejnë mbrapsht që në kontrollin e parë në aeroport.

Kështu e ka pësuar një shqiptar, 32-vjecar, i cili sapo zbriti në aeroportin në Perugia.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari nuk dha informacionet e nevojshme te kontrolli i pasaportës, as biletën e kthimit dhe dha arsye kontradiktore për shkakun e kësaj vizite turistike në Itali, shkruan Panorama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj, policia i hyri kërkimit dhe nxori në pah të shkuarën e errët të shqiptarit. Ai kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë si trafikant droge, shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje armësh, arsye për të cilat edhe ishte dëbuar nga vendi ku kishte qëndruar për 10 vjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?