”Sadushi i partisë”, Flamur Noka: Aksioni i opozitës do të vazhdojë
Deputet i PD-së Berishës dhe krahu i tij i djathtë, Flamur Noka pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, për gazetarët tregoi disa fotografi të kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për të cilin tha se vendoste kurora në një festë të Partisë Socialiste. Noka këtë e cilësoi provën e kapjes politike të drejtësisë.
“Për sa kohë nuk ka asnjë ndryshim nga fronti i bandës në pushtet nga opozita do të ketë përshkallëzim të aksionit, u diskutua për të gjetur format e përshkallëzimit të këtij aksioni me bandën në pushtet nuk ka asnjë formë tjetër veç mosbindjes civile. Shikoni ku ka shkuar shteti shqiptar ku këtu është kreu i gjykatës së lartë, pioner i Enverit. Drejtësia e re politike drejtohet nga pionierët e Enverit, ja shikoni edhe këtë tjetër në festën e PS-së. Me shallin e pionierit të Enverit.
Përveç skapit të partisë këta s’kanë turp e frikë të maskohen, por dalin ashiqare se janë vegla të partisë dhe regjimit. Siç e dini ka një vendim të KLGJ-së që miraton kodin e Etikës të firmosur nga zonja Llagami si kryetare dhe në kapitullin e dytë pika 6 gërma b citon që gjyqtari duhet t’i shmanget sjelljeve që krijojnë përshtypjen se është i angazhuar politikisht. Po e reklamojnë si vlerë të shtuar të tyre angazhimin politik . Ky është pushteti, regjimi dhe drejtësia e re është vegël”.