Safet Bajri në gjyq, ‘blindohet’ Gjykata e Shkodrës (Video)
Safet Bajri, një nga anëtarët e bandës “Bajri” të goditur disa ditë më parë nga policia, ka mbërritur sot nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Shkodrës.
Në seancë do të bëhet rivlerësimi i masës së sigurisë për akuzat në Belgjikë. Safet Bajri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim.
Pas marrjes së masës së sigurisë për akuzat nga Belgjika, Safet Bajri do të vijë në Tiranë për një tjetër seancë tek Krimet e Rënda.
KOHA JONË SONDAZH

