Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu: Nuk bëra korrupsion! Lidhja me Alma Kaçin nuk cenoi marrëdhëniet juridike

Safet Gjici i kërkon Gjykatës së Lartë që ta shpallë të pafajshëm. Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, pretendon se ka rënë më kurthin e kundërshtarëve politikë dhe se afera seksuale e kryer me Alma Kaçin nuk është as shpërdorim detyre dhe as korrupsion.

Safet Gjici i thotë Gjykatës se kreu marrëdhënie me Kacin me dëshirën e saj dhe se video regjistrimi i bërë publik nuk ka cenuar asnjë marrëdhënie juridike përpos asaj morale dhe etike që Gjici kujton se është ndëshkuar tashmë. AI u shpall fajtor nga Gjykata Antikorrupsion e Shkallës së Parë për akuzën e shpërdorimit të detyrës referuar video-skandalit që tregonte marrëdhënien seksuale në zyrën e tij, nga apeli u gjet fajtor jo për shpërdorim detyre por për korrupsion.

Ky rekurs kundërshton konstatimin e apelit të posaçëm që bazuar në insistimin e SPAK e dënoi Gjicin me tre vjet burg. I arrestuar në verën e 2023, mbas publikimit të video skandalit në zyrën e tij, Gjici akuzon Alma Kaçin se studio terrenin për ta futur në kurth duke e provokuar sipas tij. Nga ana tjetër për këto veprime Alma Kaçi që ishte gjetur fajtore nga shkalla e parë për akuzën e prostitucionit, në apel gruaja u dënua për një vepër tjetër atë korrupsionit aktiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?