Saga e përplasjeve dhe atentatet në hotel Voloreka
Qytetari që shkoi vetë i plagosur në spital është Joan Muçllari, i cili ka rënë pre e një atentati ditën e sotme. Muçollari është djali i Jetmir Muçllarit, pronar i hotel ”Voloreka” në Pogradec.
Ngjara dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 8 gusht 2020 u qëllua drejt hotel ”Voloreka”. Joan Muçllari ka shkuar vetë në spital i plagosur, ku në dëshminë përpara efektivëve ka thënë se është qëlluar nga dy persona.
Polica ka shpallur në kërkim Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari. Në gusht të 2020 është bërë një atentat drejt Joan Muçllarit në hotel Volorekën, ku u zbrazën 100 plumba.
KOHA JONË SONDAZH

