Saimir Tahiri, bashkë me avokatin në Gjykatën e Posaçme të Apelit (Foto)
Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndërkohë që ky i fundit është parë të mbërrijë në ambientet e gjykatës bashkë me avokatin e tij.
Kujtojmë se më 28 Maj, gjyqi u shty pasi Tahiri nuk ishte njoftuar në mënyrën e duhur.
Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që që nga java tjetër do të fillojë me gjykimin e dosjes.