Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bën lëvizjen e papritur në betejën e tij me drejtësinë.

Pasi Gjykata e Posaçme Apelit vendosi të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe të rikthejë gjykimin nga e para në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin, si Tahiri dhe Jaeld Çela bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se ish-ministri është nën akuzë për trafik narkotikësh në kuadër të grupit kriminal. Gjykata e Krimeve të Rënda i dënoi Tahirin e Çelën për “shpërdorim detyre”.

SHKARKO APP