Saimir Tahiri: Fitues është qytetaria

Pas përfundimit të procesit zgjedhor të gjithë zyrtarët më të lartë kanë reaguar duke shprehur qëndrimet e tyre lidhur me votimin. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në facebook Tahiri falenderon qytetarët, punonjësit e Policisë së shtetit duke thënë se fitues nuk është vetëm fituesi, por të gjithë.
“Fituesi me i madh eshte qytetaria! Kjo fale qytetareve ne cdo Bashki, fale vullnetit institucional per te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme me shume sesa rezultatin e gares.
Faleminderit me shume se 7.000 punonjesve te Policise se Shtetit ne cdo cep te Shqiperise, qe kontribuan bashke me qytetaret per te arritur standartet me te larta zgjedhore.
Kur fiton procesi, fitues nuk eshte vetem fituesi, por fitojne te gjithe. Ky eshte suksesi i vertete sot.
Faleminderit te gjitheve.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?