Saimir Tahiri: Pagove me jetë, shpirtin e vrarë të shumë të tjerëve
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i larguar prej kohësh nga vëmendja e publikut, ka reaguar për vrasjen e nën/komisarit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha i vrarë mëngjesin e sotëm nga 21-vjeçari Aldi Rama.
Përmes një postimi të shkurtër në facebook, Tahiri shkruan se kolegu i tij pagoi me jetën shpirtin e vrarë të shumë të tjerëve.
”Yll në Murin e Kujtesës, e në ndërgjegjën tonë gjithashtu”,-shkruan ish-ministri i Brendshëm në facebook.