“Saimir Tahiri, personazh i rrezikshëm i politikës”
Dashamir Shehi tha në studion e Syri.net se vendi ka nevojë për një reformë zgjedhore, pasi të gjitha problemet agravohen apo shtohen pikërisht nga deformimi i zgjedhjeve.
Shehi tha se Lulzim Basha duhet t’i përmbahet premtimit që listën e kandidatëve për deputetë nuk do e caktojë më ai, por do e përzgjedhin shqiptarët.
“Ne duhet të pastrojmë vendin nga një sistem elektoral që është fund e krye i korruptuar”, tha Shehi.
Lidhur me hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, Shehi tha se ka besim te ndërkombëtarët për të pastruar apo siç thonë shqiptarët për të shirë këtë lëmin këtu te ne.
“Deri tani jemi në fazën që është mbarsur malli dhe polli një mi, por mendoj se ndërkombëtarët do të pastrojnë disi këtë ambientin politik këtu.
Sa për Tahirin mund t’ju them se është një personazh i rrezikshëm i politikës shqiptare. E mbani mend atë skenën që kur iku Tahiri, u mblodhën policët me uniformën e shtetit, dhe mbanin tabela në duar që e falenderonin.
Ky ishte një nga turpet më të mëdha jo vetëm për Policinë e Shtetit, por edhe për vetë shtetin. E kuptoni se ku e ka çuar Tahiri dhe Edi Rama, policinë e shtetit?
Tahirin e kapi italia, atë laboratorin e Xibrakës e kanë gjermanët, autobuzin me drogë në Korçë e kapën grekët, pra Policia e Shtetit këtu nuk ka kapur asgjë”, tha Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

