Sajmir Tahiri “përballet” sot në Apel, avokatët e Jaeld Celës kërkojnë përjashtim të trupës së gjyqtarëve
Avokatët e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Cela kanë kërkuar përjashtimin e tre gjyqtarëve të cështjes së tij, Albana Boksi, Nertina Kosova, Nure Dreni.
“News 24” raporton se avokatët kërkojnë përjashtimin për arsye se kanë gjykuar çështje të bashkëlidhura.
Çështja e Çelës është shqyrtuar me kërkesat e grupit të “Habilajve”. Ndërkohë, mëse kjo treshe gjyqtarësh duhet të ndërhyjë KLGJ për të caktuar gjyqtarë të tjerë.
Çela akuzohet bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ish drejtori i policisë, në arrati u dënua në shtator të vitit të kaluar me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ndërkohë, avokatët e Çeklës e kanë apeluar vendimin e dhënë asokohe nga gjykata e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë, ditën e sotme pritet të jepet vendimi në Apel edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në seancë do jetë i pranishëm avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ndërsa ish ministri nuk do të jetë i pranishëm. Saimir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre me 3 vjet shërbim prove.