Sakja mesazh të ndjerë për nënat Kavajase: Ju jeni heroinat tona

Kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, përmes një postimi në facebook, ka falenderuar gratë, nënat që janë pranë qëndrimit të Partisë Demokratike. Sipas tij, nënat kavajase, hapen dyert dhe i shndërruan shtëpitë e tyre në spitale duke ofruar gjithçka për të kaluar situata të rënda fizike shkaktuar nga helmimi me LHL.

Postimi i plotë

Nderim për çdo nënë, grua, zonjë Kavajase që na mbështet në çdo rrethanë, edhe ndër të egrat si këto. Për ato të guximshmet që janë përkrah nesh, për ato të guximshmet që hapen dyert, e i shndërruan shtepitë në spitale duke ofruar gjithçka për të kaluar situata të rënda fizike shkaktuar nga helmimi me LHL, për ato të guximshmet që mbushin qiellin e Kavajës me lutje për bijtë e bijat që përballen për dinjitetin e një shoqërie që nuk e duan ta shohin të rrëshkasë në diktaturë! Ju puth duart e ju them: ju jeni heroinat tona! Ju kam n’zemër!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?